Anketim

Sa e veshtire eshte te gjesh nje vend pune pas mbarimit te fakultetit?
  

Vizitorë në linjë

Statistikat
Members: 243
News: 370
Web Links: 3
Visitors: 925641
Te Pranishem
We have 23 guests online

Teze provimi për lënden Tregje dhe Institucione Fianciare
18 Pri, 2007 at 02:26 PM
Më poshte keni nje teze dhene ne provimin e lëndës "Tregje dhe Institucione Financiare"

    T E Z Ë   P R O V I M I

Për lëndën: “Tregje dhe Institucione Financiare”

Pjesa e Pare: Ushtrime

Ushtrimi 1: “Mbi mënyrën e shlyerjes së obligacioneve” (5 pikë)

Duke supozuar se një hua obligacionare me një vleftë emërore gjithsej prej 700 milionë lekësh, me afat shlyerje pesëvjeëar, me normën e interesit 7% dhe me vlerën emërore të një obligacioni prej 7.000 lekë, parashikoni planin e shlyerjes sipas metodës së:

  • Shlyerjes progresive,
  • Shlyerjes në fund

 

Ushtrimi 2: “Mbi mundësitë që paraqiten në veprimet me rregullim mujor” (15 pikë)

- Transaksion RM për shitje

Supozojmë se një investues shet në Bursën EuroNext (Bursa e Parisit e bashkuar tashmë me 4 bursa të tjera Evropiane) me anë të një brokeri, më 6.03.2006 2000 aksione A më një kurs 7 (Euro/Aksion). Për të gjitha transaksionet e kryera nga brokeri komisioni i aplikuar është 0.5% e vlerës së transaksionit. Ndërkohë që mbulesa hapet për 20% të vlerës së transaksionit. Objektivi i investuesit nuk është heqja dorë përfundimisht nga këto tituj por rivlerësimi i tyre (pra do ti riblejë më lirë) Investuesi synon ti riblejë aksionet që do të shesë nga kjo kontratë RM në tregun spot në fund të periudhës së likuidimit objektivi i tij është vetëm nëse kursi i tyre arrin të paktën 6,9 Euro/titull.

Duke filluar nga data 20.03.2006 kursi i titujve A fillon të rritet mbi 7 Euro. Për këtë arsye në ditën e likuidimit klienti nuk i shetë përfundimisht titujt A dhe vendos të mbartë (deportojë) pozicionin e tij si shitës deri në ditën e likuidimit të muajit tjetër pasardhës. Transaksioni i blerjes me të drejtën e rishitjes (mbartja) bëhet me një kurs kompensimi i fiksuar nga Dhoma Sindikale e Agjencive të Këmbimit të titujve financiarë, i cili është 7,2 Euro/Titull. Në ditën e likuidimit të përgjithshëm të muajit prill kursi i titujve A arrin në 6,8 Euro/Titull. Meqenëse ecuria e titullit është brenda objektivit të klientit brokeri ekzekuton kontratën RM dhe gjithashtu blen në tregun Cash (Spot) titujt përkatës.

a. Tregoni në mënyrë analitike situatën financiare dhe llogarinë e klientit që nga momenti i lidhjes së kontratës e deri në ekzekutimin përfundimtar të saj.

b.  Llogarisni rentabilitetin e situatës financiare të klientit në fund të operacioneve bursiere.

Ushtrimi 3: “Mbi përcaktimin e leverdishmërisë së konvertimit të obligacioneve” (10 pikë)

Një shoqëri ka emetuar një hua obligacionare të shndërrueshme në aksione të zakonshme në raportin 5:4. Vlera emërore e obligacioneve është 6,500 lekë.

  1. Llogarisni premin e konvertimit duke ditur që aksionet kuotohen me 7,500 lekë, (5 pikë)
  2. Përcaktoni nëse konvertimi është i dobishëm apo jo. Jepni shpjegimet përkatëse. (5 pikë)

Ushtrimi 4: “Mbi përcaktimin e kursit të parë të kuotuar” (20 pikë)

Supozojmë se kursi i mbylljes në bursën e Budapestit për aksionin A në datën 5.5.2006 ishte 25 Euro. Në seancën e hapjes së bursës në datën 6.4.2006 u paraqitën këto porosi:

P o r o s i   p ë r  b l e r j e

P o r o s i   p ë r   s h i t j e

40 aksione me kursin maksimal 25 Euro

10 aksione me kursin maksimal 30 Euro

10 aksione me kursin maksimal 29 Euro

25 aksione me kursin maksimal 27 Euro

20 aksione me kursin maksimal 26 Euro

25 aksione me kursin maksimal 28 Euro

20 aksione me kursin maksimal 24 Euro

25 aksione me kursin “më mirë”

30 aksione me kursin minimal 30 Euro

40 aksione me kursin minimal 26 Euro

40 aksione me kursin minimal 27 Euro

15 aksione me kursin minimal 31 Euro

10 aksione me kursin minimal 25 Euro

20 aksione me kursin minimal 28 Euro

10 aksione me kursin minimal 29 Euro

15 aksione me kursin “më mirë”

a.  Përcaktoni kursin e hapjes (5 pikë)

b. Rradhën e plotësimit të porosive për blerje dhe për shitje. (10 pikë)

c. Numrin e aksioneve me “kurs të qëlluar” (me kurs të gjetur (5pikë)

Ushtrimi 5: Mbi Stelazhin (5 pikë)

Blihet një “stelazh” për 500 aksione me një prim 1000 “Y” me një kurs 1200/1260. Në skadencën e transaksionit të stelazhit, kursi shkon 1210. Ndërtoni grafikun dhe gjeni sa do të jetë rezultati.

Ushtrim 6. E drejta preferenciale e nënshkrimit të aksioneve (5 pikë)

Një shoqëri emeton aksione të reja në raportin: 1 aksion i ri me 5 aksione të vjetra. Vlera nominale e aksioneve është 2,500 lekë/aksion. Kursi përpara emisionit të aksioneve të reja ishte 2,720 lekë, ndërsa çmimi i emisionit është 2,600 lekë. Sa do të jetë vlera e të drejtës për të nënshkruar aksione ?

Pjesa e dytë: Përgjigjuni shkurtimisht pyetjeve të mëposhtme

 -- (secila vlerësohet me 4 pikë. Totali 40 pikë)

  1. Supozojmë se çmimi i bonos së thesarit me afat maturimi 90 ditë dhe vlerë emërore 300.000 lekë është 280.000 lekë. Sa është norma e kthimit me bazë skontoje?
  2. Çfarë do të ndodhë me kthimin mesatar të blerjes në ankandin e bonove të thesarit kur rritet shuma në lekë e ofertave jo konkuruese të pranuara?
  3. Cilat janë instrumentat që tregohen në tregun e  parasë?
  4. Ka aksione që janë të listuara në disa bursa të botës. Jepni tre arsye pse  një firmë dëshiron që aksionet e saj të listohen në bursën vendase ashtu edhe në bursat e vendeve të tjera?
  5. Një reportazh një ditë tregtim i në Europë do ta përshkruante me një paragraf të tillë: indeksi FTSE u rrit 1.5%, indeksi DAX ra 0.25%, ndërsa CAC 40  nuk ka ndryshuar. Cilët janë emrat formalë të indekseve që janë përmendur dhe cilit vend i përkasin?
  6. Çfarë është tregu ndërbankar i depozitave?
  7. Cila është strategjia aktuale me anë të të cilës qeveria shqiptare kërkon të vërë në funksionim Bursën e Tiranës?
  8. Cilat janë masat me karakter të brendshëm që merr kompania në përgatitjen për të hyrë në bursë?
  9.  “Dëftesat me normë të ndryshueshme interesi do të tregtohen gjithmonë në treg me vlerë nominale.” A jeni dakort me këtë pohim?
  10. Çfarë janë obligacionet “yankee”?

SUKSESE