|
TEMAT E DETYRËS SË KURSIT PËR LËNDËN Paraja dhe Banka 1. Instrumentat financiarë dhe perspektiva e tyre në Shqipëri 2. Ndërmjetësit financiarë gjatë tranzicionit. Reformimi dhe prirjet e zhvillimit të tyre në stadin aktual. 3. Tregu i letrave me vlerë dhe zhvillimet e tij në vendin tonë 4. Tregu monetar në Shqipëri. Roli i tij në financimin e ekonomisë. 5. Bonot e thesarit dhe financimi i deficitit buxhetor. Problemet dhe prirjet e zhvillimit të tij 6. Agregatët monetar në Shqipëri dhe veçoritë e llogaritjes së tyre. 7. Tregu i sigurimeve dhe problemet aktuale të zhvillimit të tij. 8. Reforma e tregut te sigurimeve. 9. Reforma e sistemit bankar shqiptar. Privatizimi dhe krijimi i bankave të reja 10. Huatë e këqija dhe ristrukturimi i sistemit bankar shqiptar 11. Risku i kredisë dhe roli i Bankës Qendrore 12. Ligji dhe Agjensia për Sigurimin e Depozitave 13. Manaxhimi i likuiditetit të bankave të nivelit të dytë 14. Bilanci i një banke tregtare dhe veçoritë e tij 15. Multiplikatori i ofertës monetare në praktikën shqiptare. Argumentoni prirjen e tij 16. Tregu valutor dhe zhvillimi i tij në Shqipëri 17. Kurse fiske apo luhatëse? Argumenta për përdorimin e kurseve luhatëse në Shqipëri 18. Inflacioni dhe kurset e këmbimit gjatë tranzicionit 19. Faktorët kryesorë që kanë ndikuar ecurinë e inflacionit gjatë viteve të fundit 20. Politika monetare dhe kontrolli i inflacionit 21. Instrumentat e politikës monetare dhe ecuria e tyre gjatë tranzicionit 22. Pavarësia e Bankës së Shqipërisë. Probleme dhe polemika lidhur me pavarësinë 23. Normat e interesit dhe prirja e tyre gjatë viteve të fundit 24. Dollarizim apo euroizim? 25. Bursa e Tiranës: opinione Shënim 1- Studenti ose grupi i studentëve mund të zgjedhë njërën nga temat mësipërme e cila duhet të trajtohet duke shfrytëzuar të dhënat e fundit të realitetit shqiptar. Temat e mësipërme janë sugjerime çka do të thotë që çdo student mund të zgjedhë dhe ndonjë temë e cila nuk është në listën e mësipërme, mjafton që të ketë lidhje me çështjet që trajtohen në lëndën Paraja dhe Banka 2- Punimi duhet te ndërtohet duke respektuar kete strukture b- qellimi i punimit c- zhvillimi i punimit d- konkluzionet e punimit. 3- Vlerësimi i punimit bëhet bazuar në faktorët e mëposhtëm: b- prezantimi c- cilësia e pregatitjes së punimit d- origjinaliteti 4- Prezanimi i punimit duhet te realizohet brenda nje intervali kohor nga 10-15 minuta. Burimet e rekomanduara Këtu mund të gjeni informacion në lidhje me bankat Këtu mund të gjeni informacion për Bursën e Tiranës. Këtu mund të gjeni informacion për Agjencinë e Sigurimit të Depozitave. Këtu mund të gjeni te botuara materiale nga Koferenca e V Studentore 2007. Këtu mund të shkarkoni materiale nga Koferenca e VI Studentore 2008. Këtu mund të kërkoni informacione sipas një çelësi kërkimi. Këtu mund të kërkoni ndihmë për paqartësitë. |