Anketim

Sa e veshtire eshte te gjesh nje vend pune pas mbarimit te fakultetit?
  

Vizitorë në linjë

Statistikat
Members: 243
News: 370
Web Links: 3
Visitors: 925644
Te Pranishem
We have 19 guests online

Lendet e vitin të III dega Fin-Kont
15 Nen, 2007 at 05:28 AM

VITI  III - DEGA FINANCË - KONTABILITET

Nr.

         Lëndët

Kodi

Leks.

Sem.

Lab

Semest -provim

Kredite

1

Kontabilitet i kostos

FK21

30

30

-

V

6

2

Manaxhimi strategjik

FK22

45

30

-

V

6

3

Drejtimi financiar

FK23

45

30

-

V

6

4

Paraja dhe banka

FK24

30

30

-

V

6

5

Manaxhimi i operacioneve

FK25

30

30

-

V

6

6

Kontabilitet drejtimi

FK26

30

30

-

VI

6

 

Lëndët me zgjedhje

 

         

7

Financat Publike ose Organizimi i Sistemeve të Kontabilitetit

FK27

30

30

-

VI

6

8

Tregje Financiare ose Financat personale ose Manaxhimi i biznesit të vogël

FK28

30

30

-

VI

6

9

Drejtimi bankar ose Drejtimi Financiar Ndërkombëtar ose Etikë profesionale

FK29

30

30

-

VI

6

10

Drejtim portofoli ose Standardet ndërkombëtare të kontabilitetit

FK30

30

30

-

VI

6

 

Shuma gjithsej

 

330

300

 

 

6


1. KONTABILITET I KOSTOS (Kodi FK21)

Prof. Asoc. Dr. Lindita LATI, Dr. Manjola NAÇO

Zhvillohet në semestrin      I(V)
Ngarkesa javore                  L2/S 2
Mënyra e vlerësimit            Provim

Përmbajtja

Njohuri të përgjithshme mbi kontabilietin e kostos, kuptime themelore dhe klasifikime, kalkulimi i kostos, kontabiliteti i materialeve, kontabiliteti i kostos së punës, kontabiliteti i shpenzimeve të përgjithshme të prodhimit dhe të tjera administrative, kosto e bazuar në aktivitet (ABC), veçoritë e kalkulimit të kostos në prodhimin me porosi, kalkulimi i kostos në prodhimin e  vazhdueshëm, metodat e kalkulimit të kostos: kosto e plotë direkte apo variabël, kuptimi dhe përdorimi i kostos standarte, kosto e preventivuar dhe kontabilteti i saj

 

2.  MANAXHIMI STRATEGJIK (Kodi FK22)

Prof. Dr. Vasilika KUME

Zhvillohet në semestrin                     I (V)
Ngarkesa javore                                 L3/S2
Mënyra e vlerësimit                           Provim

Përmbajtja

Një këndvështrim i përgjithshëm. Krijimi i filozofisë dhe misionit të kompanisë. Studimi dhe parashikimi i mjedisit. Analiza konkurruese. Analiza e mjedisit të brendshëm. Formulimi i objektivave dhe identifikimi i alternativave strategjike. Zgjedhja dhe vlerësimi i alternativave strategjike. Zbatimi i strategjisë. Kontrolli i strategjisë.

 

3.  DREJTIMI FINANCIAR (Kodi FK23)

Prof. Dr. Beshir CICERI ,Prof. Dr. Halit XHAFA, MBA, Reinald MUÇA
Zhvillohet në semestrin                     I, (V)
Ngarkesa javore                                 L3/S2;
Mënyra e vlerësimit                           Provim

Përmbajtja

Planifikimi i fitimit. Ekuilibri. Parashikimi financiar. Vlerësimi i gjendjes financiare të ndërmarrjes. Vlera në kohë e parasë. Risku dhe kthimi. Vlerësimi. Roli i financës dhe i drejtuesit financiar, ambjenti operues i firmës, analiza e gjendjes financiare. Buxhetimi i kapitalit dhe parimet e fluksit të arkës. Teknikat e buxhetimit të kapitalit. Leva dhe struktura financiare. Kosto e kapitalit. Politika e dividendëve. Drejtimi i aktiveve korente. Financimi afatshkurtër. Financimi afatmesëm. Leasingu. Financimi afatgjatë. Bankingu. Aksionet e zakonshme. Zgjerimi dhe falimentimi. Drejtimi financiar ndërkombëtar.

 

4.  PARAJA DHE BANKA  (Kodi FK24)

Prof. Dr. Shkëlqim CANI, MF, Adriatik KOTORRI

Zhvillohet në semestrin                     I (V)
Ngarkesa javore                                 L3/S2
Mënyra e vlerësimit                           Provim

Përmbajtja

Përcaktimi i parasë, bankat dhe tregjet financiare. Norma e interesit. (Kuptimi, një variant i thjeshtë i teorisë së portofolit, sjellja e normës së interesit, struktura e riskut dhe struktura kohore e normës së interesit). Institucionet financiare (Firmat bankare dhe drejtimi bankar, institucionet jo bankare financiare, etj.). Oferta e parasë (Krijimi i depozitave të shumëfishta dhe të multiplikatorit të parasë, faktorët përcaktues të tij, dhe ndikimi i faktoreve mbi ofertën e parasë). Banka Qëndrore dhe drejtimi i politikës monetare (Kuptimi i ndryshimeve në bazën monetare dhe faktorët ndikues, instrumentat dhe objektivat e politikës monetare, etj.). Teoria monetare (Teoria sasiore, Shkolla e Kembrixhit, teoria e preferencës për likuiditete e Kejnsit, teoria e Fridmanit, paraja dhe inflacioni). Financa ndërkombëtare.

 

5.  MANAXHIMI I OPERACIONEVE (Kodi FK25)

Prof. Dr. Suzana PANARITI

Zhvillohet në semestrin e                  I (V)
Ngarkesa javore                                 L2/S2
Mënyra e vlerësimit                           Provim

Përmbajtja

Hyrje në manaxhimin e prodhimit dhe operacioneve. Strategjitë e operacioneve për avantazhin konkurues. Manaxhimi i cilësisë. Kontrolli statistikor i cilësisë. Modelet  dhe parashikimi. Paraqitja e produkteve dhe shërbimeve të reja. Planifikimi i kapacitetit. Projektimi i proçesit. Dislokimi i njësive të prodhimit dhe të shërbimit. Sistemimi i njësive të prodhimit/shërbimit. Projektimi dhe matja e punës. Planifikimi agregat. Manaxhimi i materialeve. Sistemet e rezervave me kërkesë të pavarur. Skedulimi i prodhimit kryesor. Planifikimi i nevojave për materiale. Sistemet e prodhimit në kohën e duhur. Skedulimi dhe kontrolli i projekteve.

 

6.  KONTABILITET DREJTIMI (Kodi FK26)

Prof. Asoc. Dr. Lindita LATI ,Dr. Manjola NAÇO

Zhvillohet në semestrin                     II (VI)
Ngarkesa javore                                 L2/S2
Mënyra e vlerësimit                           Provim

Përmbajtja

Kontabiliteti i drejtimit dhe mjedisi i biznesit. Përcaktimi i kostos dhe llojet e saj. Përcaktimi i kostos për prodhimin individual (për porosi). Sistemi i kostos për prodhimin e vazhdueshëm. Metoda ABC- Kosto e bazuar në aktivitet. Analiza kosto-vëllim-fitim (KVF). Metodat e llogaritjes së kostos. Buxheti-një mjet i rëndësishëm për planifikimin dhe kontrollin. Kosto standarte. Kostot e rëndësishme të vendimmarrjes. ABM, "Balance Skorekard".  Përdorimi i teknikave sasiore në kontabilitetin e drejtimit.

 

7.1.  FINANCA PUBLIKE (Kodi FK27)

Prof. Dr. Dhori KULE, Prof. Dr.  Sulo HADERI , MBA Olta MILOVA

Zhvillohet në semestrin                     II (VI)
Ngarkesa javore                                 L2/S2
Mënyra e vlerësimit                           Provim

Përmbajtja

Kjo lëndë i ofron studentit konceptet bazë mbi sjelljen ekonomike të qeverisë duke analizuar rolin dhe domsdoshmërinë e qeverisë si agjent ekonomik mbështetur në ekonomiksin e mirqënies. Lënda analizon bazat teorike të aktivietit qeveritar të para në përvojnën empirike botërore dhe atë shqiptare. Analiza përqendrohet në trajtimin e mallrave publike, eksternaliteteve, zgjedhjes publike, rishpërndarjes së të ardhurave duke konsideruar varfërinë, sigurimin shoqëror dhe shëndetsor si dhe vendimarrjen publike nëpërmjet krahasimit të përfitimeve me koston. Analiza teorike e sistemit tatimor mbështetur në përvojën ndërkombtare dhe atë të vendit zë një vend të rëndësishëm duke parë rolin e tij në rishpërndarjen e të ardhurave dhe sigurimin e efiçencës. Më tej trajtohen taksimi dhe efiçienca ekonomike,  efekti i taksave tek konsumatorët tek prodhuesit dhe tek oferta e punës, taksimi optimal, rishpërndarja optimale e taksave mbi të ardhurat, struktura optimale e taksave mbi të ardhurat.

 

7.2. ORGANIZIMI I SISTEMEVE TË KONTABILITETIT (Kodi FK27)

Prof. Asoc. Dr. Sotiraq DHAMO, Master Valbona KAPLLANI

Zhvillohet në semestrin      II(VI)
Ngarkesa javore                  L2/S2
Menyra e vlerësimit            Provim

Përmbajtja

Sistemet e informacionit kontabël dhe kontabilisti. Dokumentimi në sistemet e informacionit kontabël. Grumbullimi, ruajtja dhe përdorimi i informacionit kontabël. Raportimi i informacionit kontabël. Njësitë me nevoja specifike lidhur me sistemin e informacionit kontabël. Sistemet e kontrollit të brendshëm dhe përdorimi i kompjuterave  për kontrollin e sistemit të informacionit kontabël. Etika dhe krimet nëpërmjet kompjuterave. Auditimi i sistemeve të informacionit kontabël të kompjuterizuara. Ndërtimi i një sistemi efektiv të informacionit kontabël.  Planifikimi dhe analiza e një sistemi të informacionit kontabël. Modelimi dhe përzgjedhja e një sistemi të informacionit kontabël. Vënia në jetë, funksionimi dhe mirëmbajtja e një sistemi të informacionit kontabël.

 

8.1. TREGJET DHE INSTITUCIONET FINANCIARE (Kodi FK28)

Prof. Dr. Lavdosh ZAHO, MF, Brunilda DURAJ

Zhvillohet në semestrin                     II (VI)
Ngarkesa javore                                 L2/S2
Mënyra e vlerësimit                           Provim

Përmbajtja

Kuptimi dhe përbërësit e tregjeve financiare. Produktet financiare kryesore. Tregu i letrave me vlerë të pasurive të luajtshme. Hyrja në bursë, strategjitë e shoqërive, që synojnë të kuotohen dhe kushtet e hyrjes në bursën zyrtare. Kuptimi dhe llojet e ofertave publike. Blerja dhe shitja e e titujve në bursë, sipas kushteve të instrumenteve financiarë. Shitblerjet me afat të titujve dhe opsionet e tregtueshme.

 

8.2 FINANCAT PERSONALE

Prof. Dr. Sherif  BUNDO, MF, Brikena LEKA

Zhvillohet në semestrin                      II(VI)
Ngarkesa javore                                  L2/S2
Menyra e vlerësimit                            Provim

Përmbajtja

Rëndësia e financave personale. Financat personale si degë e re e shkencës së financës. Planifikimi financiar familjar. Menaxhimi i taksave, i flukseve të arkës, i likujditeteve, i përdorimit të huasë. Menaxhimi i blerjeve të mëdha dhe investimeve të rëndësishmë në familje. Koncepti i shpenzimeve të familjeve. Menaxhimi i riskut, i sigurimit të pasurisë, i kujdesit shëndetësor, i sigurimit të jetës. Koncepti i aktiveve dhe pasiveve në bilancin dhe buxhetin familjar. Bazat e vlerësimit të aktiveve dhe pasiveve personale. Kapitali njerëzor dhe kapitali intelektual. Vecori të tatimeve mbi të ardhurat personale. Modelet e taksimit familjar. Familja dhe tregu i letrave me vlerë. Pasuritë e paluajtëshme dhe financat personale. Etika në shërbimin e financave personale.

 

8.3. MANAXHIMI BIZNESIT TE VOGEL (FK28)

Zhvillohet në semestrin                     II (VI)
Ngarkesa javore                                 L2/S2
Mënyra e vlerësimit                           Provim

Përmbajtja

Sipërmarrja dhe Manaxhimi i Biznesit të Vogël ju jep studentëve konceptet dhe njohuritë themelore të sipërmarrjes dhe manaxhimit të një biznesi të vogël ndërthurur me aftësitë praktike që duhet të zotërojnë studentët për të qënë të suksesshëm në tregun konkurrues. Në këtë lëndë realizohet një trajtim i plotë dhe bashkëkohorë i nisjes dhe manaxhimit të firmave të vogla. Një theks i fuqishëm vihet në oportunitetet sipërmarrëse dhe aktivitetet e ndërmarrjeve të reja që kanë nevojë për një operim të suksesshëm të firmave të vogla. Qëllimi i kësaj lënde është të ndihmojë studentët për tu bërë sipërmarrës efektivë, jo vetëm duke identifikuar oportunitete biznesi dhe duke zhvilluar plane efektivë biznesi por gjthashtu t'i aftësojë ato për të zhvilluar punë individuale, të përmirësojnë aftësitë në prezantim, punë në grup si dhe aftësitë analizuese dhe vlerësuese.

 

9.1.  DREJTIMI BANKAR (Kodi FK29)

Prof. Asoc. Dr. Orfea DHUCI , MF. Adriatik KOTORRI

Zhvillohet në semestrin                     II (VI)
Ngarkesa javore                                 L2/S2
Mënyra e vlerësimit                           Provim

Përmbajtja:

Bankat dhe ambienti rregullues i veprimtarisë së tyre. (Bankingu me degë dhe bankingu pa degë, organizimi dhe konkurenca e bankingut tregtar, roli mbikqyrës). Analizat e risqeve dhe e gjendjes financiare në bankat tregtare. (Treguesit kryesorë për të vlerësuar ecurinë financiare të një banke, analiza e riskut). Planifikimi strategjik dhe operativ në bankat tregtare. (Drejtimi i riskut të normës së interesit, të kursit të këmbimit, të riskut të likuiditetit, të kredisë, të kapitalit, etj.). Kontrolli i kostove të fondeve. (Vlerësimi dhe analiza marzhinale e kostove, kostot e fondeve dhe risqet, etj.). Drejtimi i portofolit të investimeve. (Portofoli, strategjitë e investimeve, analizat e investimeve).

 

9.2. DREJTIM FINANCIAR NDËRKOMBËTAR (Kodi FK29)

Prof. Dr. Halit XHAFA, MBA, Reinald MUÇA

Zhvillohet në semestrin                     II (VI)
Ngarkesa javore                                 L2/S2
Mënyra e vlerësimit                           Provim

Përmbajtja

Kompanitë shumëkombëshe dhe drejtimi financiar i tyre. Përcaktimi i kurseve të këmbimit. Sistemet monetare ndërkombëtare. Bilanci i pagesave dhe lidhjet ekonomike ndërkombëtare. Tregu i valutës së huaj. Tregjet e kontratave me afat dhe të opsioneve. Kushtet e barazisë në financat ndërkombëtare, pariteti. Matja dhe manaxhimi i ekspozimit ekonomik. Matja dhe manaxhimi i ekspozimit kontabël. Manaxhimi i sistemeve shumëkombëshe financiare. Manaxhimi i riskut politik.

 

9.3. ETIKE PROFESIONALE (Kodi FK29)

Zhvillohet në semestrin                     II (VI)
Ngarkesa javore                                 L2/S2
Mënyra e vlerësimit                           Provim

Përmbajtja

10.1 DREJTIM PORTOFOLI (Kodi FK30)

Prof. Dr. Sherif  BUNDO

Zhvillohet në semestrin                      II(VI)
Ngarkesa javore                                   L2/S2
Menyra e vlerësimit                             Provim

Përmbajtja

Drejtimi i portofolit: Konceptet bazë mbi portofolin, mbi teorinë moderne të portofolit dhe aplikimet e saj. Tregjet e kapitaleve dhe modelet e vlerësimit të aktiveve financiare. Modelet e vlerësimit dhe teoria e dobisë. Modeli trefaktorial i ekulibrit të aktiveve financiare. Përzgjedhja e portofolit dhe teoria financiare. Koncepti i diversifikimit dhe portofoli eficent. Drejtimi i portofolit në kushtet e titujve me risk. Rentabiliteti dhe risku i portofolit. Rentabiliteti i portofolit dhe raportet me rentabilitetin e tregut. Llogaritja e frontit eficent. Zgjedhja e portofolit në kushtet e ekonomisë ndërkombëtare. Portofoli ndërkombëtar dhe përzgjedhja e aktiveve. Aplikime të teorisë së portofolit: matja e performancës dhe sigurimi i portofolit. Drejtimi i portofoleve të kompozuara me produkte të bazuara në aksione dhe në obligacione. Risku i portofolit dhe përqindja e interesit. Eficenca e portofolit, e tregjeve financiare dhe testi i eficencës.

10.2. STANDARTET NDËRKOMBËTARE TË KONTABILITETIT (Kodi FK30)

Prof. Asoc. Dr. Sotiraq DHAMO, Julian NAQELLARI

Zhvillohet në semestrin                     II (VI)
Ngarkesa javore                                 L2/S2
Mënyra e vlerësimit                           Provim

Përmbajtja

Standartizimi i kontabilitetit. Organizmat ndërkombëtare të standartzimit kontabël. Standartet ndërkombëtare të raportimit financiar dhe regullimet kontabël kombëtare. Kuadri konceptual i SNRF. SNK 1- Përgatitja dhe paraqitja e pasqyrave financiare. IAS 16. Aktivet e qendrueshme. IAS 2. Inventaret. Përmbajtja mbi formën dhe SNK 17 Qeratë financiare. Pasqyra e flukseve monetare IAS 7, Konsolidimi i bizneseve dhe pasqyra financiare të konsoliduara.

Për diskutime shkoni në Forum

Burimi:
UDHËZUESI I FAKULTETIT TË EKONOMISE,
UNIVERSITETI I TIRANËS