|
Kërkesat për temën e diplomës |
|
12 Dhj, 2007 at 06:22 AM |
|
Lajmërohen të gjithë studentet e vitit të katërt të profilit Financë se brenda datës 15 Nëntor 2009 duhet të paraqesin në sekretarinë e departamentit kërkesën për diplomën që do të përgatisin në përfundim të studimeve. Kërkesa duhet të përmbajë elementët e mëposhtëm: 1 - Emrin, 2- Grupin, 3- Mesataren e tre viteve të para, 4 - Temën që do të zhvillojë (ose nëse nuk e ka caktuar akoma këtë atëherë mund të shkruajë fushën që parapëlqen për të zhvilluar temën). 5- Gjuhët e huaja që njeh. 6- Ermin e pedagogut që propozon për drejtues të punimit. Këtu keni listën orientuese të temave të mundshme të diplomës. |