Anketim

Sa e veshtire eshte te gjesh nje vend pune pas mbarimit te fakultetit?
  

Vizitorë në linjë

Statistikat
Members: 243
News: 370
Web Links: 3
Visitors: 928173
Te Pranishem
We have 18 guests online

Dalin nga qarkullimi kartmonedhat 100 dhe 200 lekëshe
29 Mar, 2008 at 10:19 AM

Sipas nje njoftimi për shtyp të Bankës së Shqipërisë, kartmonedhat me prerje 100 lekë dhe 200 lekë do të dalin nga qarkullimi deri në fund të vitit 2008. Pas kesaj date ato vetëm mund të këmbehen me prerjet e reja në sportelet bankare.

Konkretisht kartmonedhat te cilat do te dalin nga qarkullimi janë:

1- Kartëmonedha  e prerjes 100 lekë, emetim i viteve  1993, 1994, 1996, imazhi i “Luftëtarit Kombëtar’’.

Image

 

2-Kartëmonedha e prerjes 100 lekë, emetim i vitit 1996, imazhi i Fan S. Nolit.

Image

 

3- Kartëmonedha e prerjes 200 lekë, emetim i viteve 1992,1994 dhe 1996, imazhi i Ismail Qemalit.

Image

  Ky proces do të vazhdojë deri më 31.12.2010 dhe do të realizohet në dy faza :

 
Faza e parë:

Heqja e kursit ligjor: deri më 31.12.2008.

Kartëmonedhat e përcaktuara më lart, do të vazhdojnë të kenë kurs ligjor, pra do të mund të përdoren si mjet pagese për likuidimin e transaksioneve tregtare dhe shërbimeve deri më datë 31.12.2008. Pas kësaj date, ato nuk mund të përdoren më për qëllimet e sipërpërmendura, duke mos u pranuar më si mjet pagese.

 
Faza e dytë:
Mbledhja e kartëmonedhave: Nga 01.01.2009 deri më 31.12.2010.

Kartëmonedhat me prerjet e përcaktuara më lart, do të mblidhen për këmbim kundrejt pagesës të vlerës fillestare të emetimit me kartëmonedha dhe monedha të tjera të qarkullimit, deri në datën 31.12.2010.

Dorëzimi dhe këmbimi i tyre me kartëmonedha e monedha metalike me kurs ligjor do të bëhet pranë sporteleve të bankave të nivelit të dytë pa pagesë.

Banka e Shqipërisë udhëzon bankat e nivelit të dytë që në periudhën 01.01.2009 deri më 31.12.2010:

Të pranojnë nga të gjithë personat fizikë e juridikë me këmbim prerjet e mësipërme, kundrejt vleftës së plotë fillestare (vlerës nominale) me monedha kombëtare të qarkullimit.