Anketim

Sa e veshtire eshte te gjesh nje vend pune pas mbarimit te fakultetit?
  

Vizitorë në linjë

Statistikat
Members: 243
News: 370
Web Links: 3
Visitors: 925616
Te Pranishem
We have 20 guests online

Kuotat e studimeve te Doktoraturës për Universitetin e Tiranës
22 Tet, 2009 at 12:54 PM

Vendim Qeverie për hapjen e programeve të studimeve të doktoratës në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja dhe në Fakultetin e Shkencave Natyrore, të Universitetit të Tiranës, si dhe për përcaktimin e kuotave të pranimit dhe të tarifës së shkollimit për këto programe studimi

 Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 26, pika 1.3.1, 34, 42 e 75, të  ligjit nr.9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1.     Hapjen, në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, të Universitetit të Tiranës, të programeve të studimeve, të ciklit të tretë, të doktoratës, si më poshtë vijon:

a)        Doktoratë në “Shkenca gjuhësore”, në përfundim të së cilës lëshohet diploma për gradën shkencore “Doktor (Dr), në Shkenca Gjuhësore”;

b)       Doktoratë në “Letërsi botërore”, në përfundim të së cilës lëshohet diploma për gradën shkencore “Doktor (Dr) në Letërsi Botërore”.

2.     Hapjen, në Fakultetin e Shkencave Natyrore, të Universitetit të Tiranës, të programeve të studimeve, të ciklit të tretë, të doktoratës, si më poshtë vijon:

a)        Doktoratë në “Fizikë”, në përfundim të së cilës lëshohet diploma për gradën shkencore “Doktor (Dr), në Fizikë”;

b)       Doktoratë në “Analiza kimike e lëndës dhe mjedisit”, në përfundim të së cilës lëshohet diploma për gradën shkencore “Doktor (Dr) në Analiza Kimike të Lëndës dhe Mjedisit”.

c)        Doktoratë në “Elektrokimi e zbatuar dhe dukuritë sipërfaqësore”, në përfundim të së cilës lëshohet diploma për gradën shkencore “Doktor (Dr), në Elektrokimi të Zbatuar dhe Dukuritë Sipërfaqësore”.

ç) Doktoratë në “Teknologjia dhe mikrobiologjia e ushqimeve & vlerësimi i sigurisë dhe cilësisë”, në përfundim të së cilës lëshohet diploma për gradën shkencore “Doktor (Dr) në Teknologjia dhe Mikrobiologjia e Ushqimeve & Vlerësimi i Sigurisë dhe Cilësisë”.

d) Doktoratë në “Proceset e trajtimit kimik të lëndëve të para natyrore dhe të mbeturinave industriale e urbane”, në përfundim të së cilës lëshohet diploma për gradën shkencore “Doktor (Dr) në Proceset e Trajtimit Kimik të Lëndëve të Para Natyrore dhe të Mbeturinave Industriale e Urbane”.

dh) Doktoratë në “Biologji Molekulare”, në përfundim të së cilës lëshohet diploma për gradën shkencore “Doktor (Dr) në Biologji Molekulare”.

  e) Doktoratë në “Biologji e Ruajtjes”, në përfundim të së cilës lëshohet diploma për gradën shkencore “Doktor (Dr) në Biologji e Ruajtjes”.

  ë)  Doktoratë në Bioteknologji Bimore, në përfundim të së cilës lëshohet diploma për gradën shkencore “Doktor (Dr) në Bioteknologji Bimore”.

3.     Kohëzgjatja e programeve të studimeve të doktoratës është, të paktën, 3 vite dhe përfshin edhe 60 kredite për studime të organizuara.

4.     Kuota e pranimit në këto programe studimi, për vitin 2009, është 137 dhe ndahet sipas fakulteteve dhe programeve të studimit, si më poshtë vijon:

A. Fakulteti i Gjuhëve të Huaja:

                a) Doktoratë në “Shkenca gjuhësore”,                               25 kuota;

                b) Doktoratë në “Letërsi botërore”,                                   40 kuota.

B. Fakulteti i Shkencave Natyrore:

                a) Doktoratë në “Fizikë”                                                      10 kuota;

                b) Doktoratë në “Analiza kimike e lëndës dhe mjedisit”,                                       10 kuota;

                c) Doktoratë në “Elektrokimi e zbatuar dhe dukuritë sipërfaqësore”,                  10 kuota;

               ç) Doktoratë në “Teknologji dhe mikrobiologjia e ushqimeve & vlerësimi

                  i sigurisë dhe cilësisë”,                                                                                              6 kuota;

               d) Doktoratë në “Proceset e trajtimit kimik të lëndëve

                  të para natyrore dhe të  mbeturinave industriale e urbane”,                                10 kuota;

              dh)  Doktoratë në “Biologji molekulare”,                               10 kuota;

              e)   Doktoratë në “Biologji e ruajtjes”,                                   10 kuota;

              ë)  Doktoratë në “Bioteknologji bimore”,                              6 kuota.

5.     Për çdo program studimi, 10 % (dhjetë për qind) e kuotave të mësipërme, caktohet për kandidatët nga trojet shqiptare jashtë kufijve të Republikës së Shqipërisë dhe administrohet nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, sipas kërkesave të institucioneve përkatëse zyrtare të këtyre trojeve.

6.     Tarifa e shkollimit është 200 000 (dyqind mijë) lekë dhe likuidohet për çdo vit të kohëzgjatjes normale, në këste të caktuara nga fakulteti përkatës.

7.     Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga buxheti vjetor i Universitetit të Tiranës.

8.     Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Universiteti i Tiranës për zbatimin e këtij vendimi.


Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

 

K R Y E M I N I S T R I

 

SALI  BERISHA

Burimi: Këshilli i MInistrave