Anketim

Sa e veshtire eshte te gjesh nje vend pune pas mbarimit te fakultetit?
  

Vizitorë në linjë

Statistikat
Members: 243
News: 370
Web Links: 3
Visitors: 925625
Te Pranishem
We have 20 guests online

Kuotat dhe tarifat për studimet "Master"
22 Tet, 2009 at 01:08 PM

Vendim Qeveria për përcaktimin e kuotave të pranimit dhe të tarifave të shkollimit në programet e studimeve “Master i Nivelit të Dytë”, në institucionet publike të arsimit të lartë, për vitin akademik 2009-2010. 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të  neneve 34 e 75, të ligjit nr.9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1.     Kuota e pranimit në programet e studimeve “Master i nivelit të dytë” (MND), për vitin akademik 2009-2010, është 1 615, dhe ndahet, si më poshtë vijon: 

 

a)     1 565 kuota për kandidatët shqiptarë, nga të cilat 10% në kuotën e çdo programi studimi janë për studentët nga trojet shqiptare jashtë kufijve të Republikës së Shqipërisë;

b)     50 kuota për studentët e huaj.

                                                                                   

2.     Kuotat e pranimit, të përcaktuara në shkronjën “a”, të pikës 1, të këtij vendimi, shpërndahen në institucionet publike të arsimit të lartë dhe programet përkatëse të studimit, sipas tabelës 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi.  

 

3.     Kuotat për kandidatët nga trojet shqiptare jashtë kufijve të Republikës së Shqipërisë administrohen nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, sipas kërkesave të institucioneve përkatëse zyrtare të këtyre trojeve.

 

4.     Kuotat e pranimit të shtetasve të huaj, në programet e studimit MND, në institucionet publike të arsimit të lartë, të Republikës së Shqipërisë, administrohen nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, në bazë të marrëveshjeve me vendet përkatëse dhe të kërkesave të vetë kandidatëve.

 

5.     Tarifa e shkollimit, për studentët e regjistruar në MND, në vitin akademik 2009-2010, është 100 000 (një qind mijë) lekë.

 

6.     Studenti i nënshtrohet vetëm një tarife shkollimi, që likuidohet në këste të caktuara nga fakulteti përkatës.

 

7.     Studentët nga Republika e Shqipërisë, që kanë kryer me rezultate të shkëlqyera ciklin pararendës të studimeve, nuk e paguajnë tarifën e shkollimit.

 

8.     Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe institucionet përkatëse publike të arsimit të lartë  për zbatimin e këtij vendimi.

 

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

 

K R Y E M I N I S T R I

 

SALI  BERISHA

 

Burimi: Këshilli i MInistrave