Anketim

Sa e veshtire eshte te gjesh nje vend pune pas mbarimit te fakultetit?
  

Vizitorë në linjë

Statistikat
Members: 243
News: 370
Web Links: 3
Visitors: 925646
Te Pranishem
We have 19 guests online

Procesi i Bolonjës
14 Nen, 2009 at 04:38 AM

Katër ciklet kryesore nëpër të cilat ka kaluar Procesi i Bolonjës janë ato të Paris-La Sorbonne (25 Maj 1998), Bologna (19 Qershor 1999), Prague (19 maj 2001) dhe Berlin (18-19 Shtator 2003).

Deklaratën e Paris-La Sorbonne

Premisat për procesin e Bolonjës u krijuan në Deklaratën e Paris-La Sorbonne në Harmonizimin e Arkitekturës të Sistemit të Arsimit të Lartë Evropian të nënshkruar në Maj 1998 nga Ministrat e Arsimit të katër shteteve: Francë, Gjermani, Itali dhe Mbretëri e Bashkuar.

Paris - La Sorbonne përfshin tre parime:

•  Lehtësimin e lëvizjes së studentëve në hapësirën evropiane dhe integrimin e tyre në tregun evropian të punës, si dhe lëvizjen e pedagogëve;

  Përmirësimin e transparencës ndërkombëtare të kurseve dhe njohjen e kualifikimeve, në kuptimin e konvergjencës graduale në drejtim të kuadrit të përbashkët të kualifikimeve dhe cikleve të studimit;

  Inkurajimi i kthimit për studimet ose vazhdimi i tyre në të njëjtin institucion ose në një institucion tjetër në të njëjtin shtet ose nëpërmjet rregullimit të lëvizjes evropiane.

 

Bologna , 19 Qershor 1999

Një vit më vonë (qershor 1999), u nënshkrua Deklarata e Bolonjës për një Hapësirë Europiane të Arsimit të Lartë. Objektivat kryesore që u përcaktuan ishin :

•  Adoptimi i një sistemi të gradeve shkencore të njohura me lehtësi dhe të krahasueshme, gjithashtu përmes Plotësimit të Diplomave, me qëllim që të nxitet aftësia për punësim e qytetarëve evropianë dhe konkurenca ndërkombëtare e sistemit evropian të arsimit të lartë.

  Adaptimi i një sistemi kryesisht të bazuar në dy cikle kryesore, universitare dhe të diplomuar me grada shkencore. Përdorimi i ciklit të dytë do të kërkojë plotësimin e sukseshëm të ciklit të parë të studimeve, që zgjat në një minimum prej tre vjetësh. Grada shkencore që jepet mbas ciklit të parë do të njihet në tregun evropian të punës si një nivel i përshtatshëm kualifikimi . Cikli i dytë do të çojë në titullin master dhe/ose doktoratë si në shumë vende Europiane.

  Vendosja e sistemit të krediteve –te tilla si sistemi ECTS - si një mjet i përshtatshëm për nxitjen e lëvizshmërisë më të gjerë të studentëve. Kreditet gjithashtu mund të përftohen dhe në kontekstin e arsimit jo-të lartë, duke përfshirë të mësuarit gjatë gjithë jetës, duke siguruar që ato të njihen nga universitetet e interesuara.

  Promovimi i lëvizshmërisë duke kapërcyer pengesa drejt të ushtruarit të efektshëm të lëvizjes së lirë, me vëmendje të veçantë ndaj:

  studentëve, mundësi për studim, trainim dhe shërbime që lidhen me to,

  për pedagogë, kërkues dhe staf administrativ, njohje e periudhave të harxhuara në konkurimet kërkimore Europiane, mësimdhënie dhe trainim, pa paragjykuar të drejtat e tyre statuore.

  Promovimi i bashkëpunimit evropian në sigurimin e cilësisë me synim zhvillimin e kritereve dhe metodologjive krahasuese.

  Promovimi i dimensioneve të nevojshme evropiane në arsimin e lartë, veçanërsht në lidhje me zhvillimin e kurrikulës, bashkëpunimit ndër-institucional, skemave të lëvizshme dhe programeve të integruara të studimit, trainimit dhe kërkimit.

 

Konferenca e Pragës

Në Maj 2001, u mbajt Konferenca e Pragës, e cila shtoi rëndësinë e tre çështjeve të veçanta.

 Tre çështjet specifike të theksuara nga Konferenca e Pragës:

  Të mësuarin gjatë të gjithë jetës;

  Përfshirja e institucioneve të arsimit të lartë dhe studentëve si partnerë aktivë;

  Nevojën e rritjes së atraktivitetit (tërheqjes) së HEAL.

 

Konferenca e Berlinit

Në 18 - 19 Shtator 2003 ministra të arsimit dhe shkencës nga çdo vend i Evropës (përfshi Rusinë dhe Turqinë) u takuan në Berlin, për të vendosur për të ardhmen e procesit të Bolonjës, një proces që do ta transformojë arsimin e lartë në çdo vend Evropian dhe do të krijojë “Hapësirën Europiane të Arsimit të Lartë” në vitin 2010. Në shumicën e vendeve, kjo thuajse ka ndikuar në strukturën e përgjithshme të kualifikimeve, paraqitjen e ndryshimin e sistemit të krediteve të transferueshme me vlerësime të reja.

 

Burimi: MASH