|
Si ekuvalentohen diplomat aktuale në Sistemin e Bolonjës? |
|
14 Nen, 2009 at 04:55 AM |
|
Sipas nenit 89 të ligjit të ligjit për arsimin e lartë diplomat e niveleve të ndryshme të studimit, të kryera sipas sistemit aktual ekuvalentohen me diplomat e sistemit të Bolonjës sipas përcaktimeve të mëposhtme:
• Diplomat e studimeve universitare që kanë zgjatur 3 vite (6 simestra) janë ekuivalente me diplomat e nivelit të parë. • Diplomat e studimeve universitare që kanë zgjatur së paku 4 vite akademike (8 simestra) janë ekuivalente me diplomat e integruara të nivelit të dytë. • Diplomat e fituara në studimet në kuadër të “Shkollës Pasuniveristare të Studimeve të thelluara” janë ekuivalente me diplomat Master i nivelit të dytë. |